Po mbahet në kryeqytet dita e 22-të e protestës jopartiake.
Si çdo ditë, qytetarët u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë.
Ata kaluan edhe pranë ‘Fan Zone’, ndërsa brohorisnin: Bashkohuni me ne!
Qytetarët janë stacionuar tashmë para Kryeministrisë, ku po mbajnë fjalimet para marshimit nëpër rrugët e Tiranës.
Mbrëmjen e së shtunës pati një incident me një grup protestuesish të maskuar që përdhosën flamurin izraelit. Nga sheshi, aktivisti Arben Kola tha se bëhet fjalë për grupe të infiltruara mes tyre, duke shtuar se distancohen nga veprimi.