Një delegacion faktmbledhës i Komisionit Evropian, po qëndron në Kosovë vetëm pak kohë pasi kuvendi i Kosovës ratifikoi marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Delegacioni do të grumbullojë të dhëna dhe më pas do ti analizojë sesa është plotësuar kriteri i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që është edhe kriteri i fundit në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.