Sport

Botërori 2026/ Kartoni i kuq ‘është në modë’, 8 të tillë në 38 ndeshje…

Tre kartonët e kuq të dhëna në ndeshjen hapëse mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut bënë menjëherë të qartë një gjë; kartoni i kuq është në modë në Botërorin 2026.

Pas 38 ndeshjeve të zhvilluara deri tani në këtë kompeticion janë dhënë tashmë 8 kartonë të kuq, që është dyfishi në krahasim me të gjithë edicionin e 4 viteve më parë në Katar dhe të Rusisë në 2018. Në këtë pikë ai që mban rekordin është Botërori i Afrikës së Jugut i 2010 me plot 28 kartonë të kuq.

I fundit në listën e kartonëve të kuq, është ai i Nathan Ngoy i Belgjikës në ndeshjen me Iranin, ndërkohë që sfida mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut ishte ajo me më shumë kartonë të kuq në këtë edicion, 3 të tillë, 2 për Afrikën e Jugut dhe 1 për Meksikën.

Kartonë të kuq u dhanë edhe në sfidat Bosnje-Zvicër, Kanada-Katar dhe Paraguaj-Turqi. Në këtë përballje, u ndëshkua Almiron i Paraguajit për mbulim të gojës teksa fliste me kundërshtarin e tij.