Nostalgjikët e ‘të mirave’ të Enverit!
Dilema Sociale
21:49 19/03/2021
Teksa jemi në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, partitë politike po mbajnë fushatat elektorale qoftë nëpër takime e qoftë online. Pavarësisht sesa kanë ndryshuar kohët dhe sot jemi në demokraci, shumë persona kthehen pas në kohë për të kujtuar 'të mirat' e Enverit ashtu siç tha edhe inxhinierja Luljeta Bozo pak ditë më parë. Për të folur rreth kësaj teme në studio me Eno Popin ishte i ftuar Denis Dyrnjaja dhe nga ana tjetër në linjë telefonike sociologu, Fatos Tarifa.
A është Për’puthen me skenar?! Ja çfarë thotë Bora Zemani
Dilema Sociale
17:24 13/03/2021
Bora Zemani, një emër tepër i lakuar në mediat rozë kohët e fundit, kjo për shkak se ndodhet në moderimin e një programi që po sjell shumë polemika në rrjet.
E ftuar sonte në Top Albania Radio, në emisionin “Dilema Sociale” Bora Zemani na sjell më afër jetës së saj dhe profesionit.
Në një intervistë speciale me Eno Popin, e pyetur më shumë rreth Për’puthen për të zbuluar se çfarë ndodh brenda këtij formati që po pushton mijëra shikues, Bora zbulon edhe disa anë negative që kanë ndikuar tek ajo emocionalisht.
Normalisht, që ky format sipas saj është një hap më lart në karrierë, por ka pasur edhe momente tepër të vështira apo edhe kur padashur mund të jetë keqinterpretuar nga publiku.
E pyetur nga Eno Popi, nëse Për’puthen është një program i improvizuar, Bora stepet për një moment dhe thotë se ajo vetë ka një skaletë referuese.
Eno Popi
Bora Zemani
Dori Dj