Fëmijët në ankth?! Denata Toçe: “Faji është i gjithi i prindërve…”
Dilema Sociale
21:23 05/03/2021
Fëmijët mund ta kenë të vështirë të kuptojnë atë çfarë shohin në internet, televizor ose atë që dëgjojnë nga njerëz të tjerë, kështu që ata mund të jenë veçanërisht më të ndjeshëm ndaj ndjenjave të ankthit, stresit dhe mërzitjes gjatë periudhës së pandemisë.
Apeli shkon drejt prindërve, të cilët janë të vetmit që duhet të kenë kujdes në mënyrën se si i trajtojnë fëmijët, për shkak se shumicën e kohës e kalojnë brenda në shtëpi. Për të folur rreth kësaj teme ishte e ftuar në programin “Dilema Sociale” psikologia, Denata Toçe.
Denada, pjesën më të madhe të kohës e kalon me fëmijët dhe gjatë intervistës në Top Albania Radio, shprehet se media nuk e ka përqëndruar vëmendjen tek stresi që mund të shkaktojnë edhe prindërit tek fëmija.
Në shumë familje shqiptare ekziston dhuna brenda saj, konfliktet mes partnerëve dhe problematika të tjera që nuk publikohen. Prandaj këto akumulohen dhe të gjitha bien mbi supet e fëmijëve.
Prindërit duhet t’i kuptojnë fëmijët në çdo rast, madje Denada sugjeron se brenda familjes duhet të krijohen edhe lojëra argëtuese që shmangin stresin tek ata.
Ky ndryshim i rutinës tek fëmijët shkakton ankth dhe stres, gjithçka ndodhet në dorën e prindërve për t’i qetësuar dhe për t’ju dhuruar një jetesë më të shëndetshme.
Valer Pinderi: Shqipëria do të ketë Facebook-un e vet personal!
Dilema Sociale
16:47 04/03/2021
Nëse ke një biznes dhe nuk je aktiv në rrjetet sociale, atëherë je duke humbur shumë klientë potencialë për biznesin tuaj! Kjo është motoja e Valer Pinderit, themeluesi i NetTrade Albania dhe Bukinist. Sipërmarrësi digjital ishte i ftuar në programin “Dilema Sociale” për të diskutuar mbi dilemën e tregut online në Top Albania Radio. I pyetur se pse vdesin iniciativat e reja në Shqipëri, Valeri shpreh këndvështrimin e tij; Në këndvështrimin tim unë mendoj që ne mund të kemi një Facebook të ardhshëm në Shqipëri, i ka të gjitha potencialet. Pra në botën globale që ne ekzistojmë nuk ka asnjë pengesë që ne të zhvillojmë diçka të jashtëzakonshme nga shqipëria, por me çfarë kam parë ka dy elementë që i shikoj Start-upet ose bizneset e reja që kanë një mungesë jetëgjatësie. E para është që e nisin pa një planifikim jo shumë të qartë dhe planifikimi nuk do të thotë që të bësh diçka shumë komplekse, por do të thotë të kesh ca pika që ti do të shkosh dhe të gjesh rrugën… E dyta është pjesa e pritshmërisë dhe insistimit. Pra unë përditë përballem me dilema që 90% mund të më anojnë tek heqja dorë dhe lënia e gjithçkaje dhe nisja e diçkaje më të thjeshtë për të fituar më afatshkurtër, por unë shikoj vizionin afatgjatë dhe nuk mposhtem nga një pengesë e vogël. Gjithashtu, Valeri ka theksuar gjithmonë se karrierën dhe suksesin e tij e ka nisur me vetëm, 200 mijë lekë të reja, të huazuara nga babai i tij. Kështu që sipas tij të rinjtë shqiptarë në këtë botë digjitale kanë shumë mundësira për të fituar shumë para. Mjafton kreativiteti, këmbëngulja, vetëbesimi dhe sakrifica!
“Nuk do ta harroj…” Luiza Gega vjen në TAR me një përgjigje për Klodiana Shalën
Dilema Sociale
21:38 01/03/2021
Atletja e njohur dhe që ka thyer një sërë rekordesh ndërkombëtare në vrapimin 800, 1500 dhe 3000 metra. Sot kishim kënaqësinë ta kishim të ftuar në Top Albania Radio, në programin Dilema Sociale me Eno Popin.
Ajo nuk erdhi vetëm, por e shoqëruar edhe me trajnerin e saj Taulant Stërmasi, i cili e ka ndjekur hap pas hapi në sukseset e saj të njëpasnjëshme.
Pak ditë më parë, po në TAR ishte e ftuar sportistja Klodiana Shala,. Gjatë intervistës ajo është shprehur në një moment se Luiza Gega ka tentuar ta braktisë atletikën, por me këmbënguljen e Klodianës, nuk është dorëzuar dhe sot është aty ku është.
E pyetur për mendimin e saj për deklaratën e Klodianës, Luiza shprehet se nuk ka qenë momenti i vetëm që ajo ka dashur të dorëzohet…
Po në fakt, ka qenë një moment që unë nuk do ta harroj, ka qenë një gjysmë maratonë që bëhej e përvitshme, nuk e mbaj mend fiks vitin dhe nuk e di pse isha kaq e mërzitur për rrjedhën e gjerave, pavarësisht se unë vazhdoj e progesoj me hapa shumë të mëdhenj çdo vit, nuk e di pse pata një moment debulese dhe doja të hiqja dorë, domethënë nuk ka qenë i vetmi rast, mund të kem pasur edhe raste të tjera që unë kam dashur të heq dorë, por që ky rasti që thotë Klodi është i vërtetë dhe Klodi më tha që; Luiza edhe unë kam kaluar raste të tilla, por mos hiq dorë se ti ke mundësi që të ecësh shumë përpara etj etj… E mbaj mend si rast!
Gjithashtu ajo thekson se tashmë është kthyer në një frymëzim për brezat e rinj që kanë pasion sportin duke i këshilluar që të mos dorëzohennë asnjë moment dobësie.
Profesor Kabo: Nuk i takon kryeministrit të vendosë që nga vaksinat, mbjellja e pemëve e deri tek ngjyrat…
Dilema Sociale
16:49 23/02/2021
Sot në programin “Dilema Sociale” ishte i ftuar profesor, Përparim Kabo, për të diskutuar rreth lajmërimit të fundit të kryeministrit Rama që ka ngjallur shumë përçarje dhe polemika.
Kryeministri, Edi Rama deklaroi dje nga “Air Albania” se, ditën e dielë do të nisë vaksinimi për personalitetet e vendit, mbi 80 vjeç.
I ftuar në një linjë telefonike, në Top Albania Radio, profesori Kabo shpjegon arsyen pse njerëzit janë ndarë në këtë lajmërim.
Kjo ndodh sepse këtu institucionet nuk e ushtrojnë autoritetin që kanë, nuk i takon kryeministrit që të merret me vaksinat, ka një komitet shtetëror që merret me menaxhimin e pandemisë. Komiteti duhet t’i vendosë kriteret edhe rregullat, jo kryeministri, që nga mbjellja e pemëve, ngjyrosja e mureve, edhe kush edhe kur do ta bëjnë vaksinën… duhet të heqim dorë nga kjo formë, prandaj njerëzit fyhen. Në qoftë se njerëzit do të ishin në rradhë dhe do të shikonin që do të vinte Tinka Kurti dhe do të rrinte në rradhë, të gjithë do t’i thonin ‘dil përpara’… kjo është arsyeja!
Gjithashtu ai shton se ky është një keqkuptim nga ana e popullsisë sepse situata nuk është në atë nivel që ata që do ta bëjnë të dytët do të vdesin.
Problemi është se ai person që ndodhet në rrezik për jetën duhet të ketë shansin i pari për ta bërë vaksinën.
Ky është shqetësimi, por këto vendime nuk duhet të merren nga kryeministri dhe ndryshimi i kësaj rutine duhet të nisi që nga ne, nuk duhet lejuar, duhet të heqim dorë.
Vaksina anti-COVID, përse nuk flasin personalitet e moshuara?! Denis Dyrnjaja jep arsyen…
Dilema Sociale
19:42 22/02/2021
I ftuar në programin "Dilema Sociale" ishte gazetari i njohur, Denis Dyrnjaja për të diskutuar rreth vaksinimit anti-COVID, të personaliteteve të moshuara.
Janë kontaktuar që nga ish presidenti Moisiu apo aktorët Tinka Kurti, Reshat Arbana, Roza e Dhimiter Anagnosti, të cilët e kanë patur të vështirë deri në siklet të japin mendimin e tyre personal publikisht rreth përzgjedhjes.
Por përse kanë frikë që të flasin?! Në një intervistë me Eno Popin, Denis Dyrnjaja shprehet se kjo ndodh për arsye se personalitet e moshuara mbajnë një qëndrim ndryshe, kanë një sedër dhe nuk dëshirojnë që fjala e tyre të keqinterpretohet nga mediat. Prandaj kanë zgjedhur të heshtin...
Për më shumë ndiqni intervistën:
Eno Popi
Denis Dyrnjaja
Ardit Roshi: “Jeta e një akademiku vlen më shumë se e një politikani”
Dilema Sociale
19:39 22/02/2021
I ftuar në emisionin 'Dilema Sociale" ishte Ardit Roshi, i quajtur ndryshe edhe si 'Armiku i popullit". Në një intervistë me Eno Popin, ai shprehet rreth çështjes së vaksinimit të personaliteteve që ngjalli shumë polemika në shoqërinë tonë. Sipas tij është hipokrizi të mendosh se njerëzit janë njësoj, nuk mund të vlerësojmë jetën e një akademiku me jetën e një njeriu të thjeshtë. Për më shumë ndiqni intervistën e plotë.
Spartak Ngjela në TAR: Rama flet si gjimnazist, ndërsa Basha broçkulla…
Dilema Sociale
17:57 19/02/2021
Sot në programin “Dilema Sociale” ishte i ftuar avokati, Spartak Ngjela për të diskutuar rreth politikës dhe zgjedhjeve që po afrojnë.
Në realitetin tonë në politikë, janë djem dhe vajza që nuk i kanë kapur të 40-at me mandate deputeti, kjo është një ndër çështjet që ngjall më tepër diskutim. Ngjela mendon se votat i merr ai që ka para, pra sipas tij vota gjithmonë do të blihet.
Shqipëria është në një katastrofë të madhe sepse nuk ka zgjedhje të lira dhe këtë e dimë të gjithë. Unë kam shumë individë që më thonë: Pse të shkojmë të votojmë, kur vota jonë nuk numërohet?! Këta kanë tetë vjet që shohin të njëjtit njerëz dhe të njëjtën bisedë.
Gjatë intervistës me Eno Popin, Ngjela revoltohet, kur bëhet fjalë se cilin duhet të votojmë në këto zgjedhje, ai mendon se as Rama dhe as Basha nuk kanë nivelin e duhur për t’u zgjedhur, aq më tepër kur gjithçka është kthyer në korrupsion.
Të gjithë këta janë anti-intelektualë… Ja merre kryeminstrin e fundit (fjala për Edi Ramën). Të flet ndonjëri nga ata?! Di se çfarë të thotë?! Identitete… ato që i thotë çdo gjimnazist… Ja edhe tjetri që kërkon të vijë në pushtet, çfarë thotë?! Broçkulla… asgjë… asnjë doktrinë, asgjë për zhvillim, nuk artikulon dot në nivel intelektual…
Ndërkohë e mbyll diskutimin duke thënë se këta nuk vlejnë…