Andi Pinari zbulon qasjen e të rinjve për memorian kolektive
Dilema Sociale
17:03 18/01/2021
Folëm për memorien kolektive në Dilema Sociale dhe të ftuarit na zbuluan historitë e tyre se si e kanë përjetuar periudhën e komunizmit që është mjaft e afërt. Pedagogu Ani Pinari zbuloi gjithashtu se si është qasja e të rinjve kur mësojnë mbi memorien kolektive e kur u tregohet për 'atë kohë'. Ai thotë se është e rëndësishme që të rinjtë ta njohin mirë historinë. Eno Popi Andi Pinari Dori Dj
Koloreto Cukali: Gjatë komunizmit në Shqipëri ka patur perversion, pedofili dhe bixhoz të fshehur
Dilema Sociale
17:02 18/01/2021
Akanë pasur shqiptarët vese që në komunizëm?! Në ditët e sotshme dëgjojmë shpesh shprehje të cilat lavdërojnë komunizmin për sjelljen dhe mënyrën strikte të jetesës, por sa e vërtetë është se kjo e shkuar ka qënë kaq shembullore?! Ne kemi lexuar historinë, libra dhe informacione të ndryshme në internet, por ato gjerat e vogla të jetës së përditshme nuk i kemi menduar kurrë. E shkuara mbetet aty, me trillime apo dokumentare që shkruhen ashtu siç duhet për të prezantuar një popull të denjë dhe pa huqe, thjesht një popull me ‘sjellje shembullore’. Por janë të pakët ata njerëz që gërmojnë rreth kësaj jetese që ka mbetur në errësirë. Mbi këtë mundohet të hedhë paksa dritë i ftuari i sotëm në Top Albania Radio, Koloreto Cukali. Në emisionin “Dilema Sociale”, Koloreto zbulon disa fakte shumë interesante, të pathëna që nuk janë dëgjuar më parë, madje është vështirë t’ju gjejmë edhe gjurmët. Eno Popi Koloreto Cukali Dori Dj
Vesa Luma dhe Big Basta në Shqipëri?! Ja kur do të rikthehen
Dilema Sociale
16:48 11/01/2021
Vesa Luma prej kohësh është vendosur në Zelandën e Re, së bashku me bashkëshortin e saj Big Basta dhe djalin e tyre, Lian. Çifti shumë i dashur për publikun, Vesa Luma dhe Geri Xhari ose siç njihet ndryshe Big Basta, ishin sot të ftuar në linjë telefonike tek “Dilema Sociale” në Top Albania Radio. Normalisht që këngëtares Vesa Luma, i shtrohet shpesh pyetja se kur do të kthehet në Shqipëri, pas largimit të saj dhe këtë herë në këtë intervistë radiofonike, ajo jep përgjigjen e saj edhe pse gjithmonë në varësi të profesionit. Po patjetër… Na nuk po guxojmë me bo plan, dëshira ka qenë të kthehemi në jetë, tash është tjetër dëshirë, normalisht që sa të vijë vera do të vijmë andej gjithsesi, mbase të rrijmë një kohë pak më të gjatë andej dhe pastaj të kthehemi prapë meqë kemi edhe rezidencën tani dhe nuk është ndonjë problem. Por varet nga planet, varet nga projektet, gjithmonë jemi të hapur për bashkëpunime si këtej dhe andej, edhe këtej jemi mirë me punë, kështu që nuk është se po e kufizojmë jetën të jemi këtu apo andej. Thjesht të jemi shëndosh të kalojë kjo pandemi dhe pastaj projektet do të bëjnë lëvizjet tona. Sa i përket atdheut dhe profesionit, Vesa dhe Big Basta u shprehën se atdheu është pjesë e shpirtit, por normalisht që do të shkojnë aty ku i thërret profesioni sepse ky i fundit i ndihmoi të jenë ata që janë sot. Eno Popi Big Basta Vesa Luma
Si u gjunjëzua besimi në Zot?
Dilema Sociale
15:15 28/12/2020
Në një kohë kur shpresa duket se ka humbur, kur meshat e Kishës tashmë mbahen online dhe kur cdo gjë ka humbur shkëlqimin e saj, a po gjejnë mbështetje tek besimi në Zot?! Për këto dhe të tjera diskuton Pastor Fitor Muça në Dilema Sociale.
Eno Popi
Fitor Muça
Ermal Mamaqi ju përgjigjet mosbesuesve të trajnimit të tij
Dilema Sociale
14:22 28/12/2020
Ermal Mamaqi, i njohur si një ndër aktorët e humorit më të famshëm në Shqipëri, por tashmë është kthyer edhe në një motivues suksesi ishte sot në emisionin “Dilema Sociale” me Eno Popin. I ftuar në Top Albania Radio, Mamaqi diskutoi rreth temës së shumëpërfolur për “paketën” e tij se si të bëhemi të suksesshëm. Ai dha një përgjigje për të gjitha reagimet e mosbesuesve për trajnimin e tij. Unë i justifikoj të gjitha gjerat që kanë thënë! Them që kanë të drejtë, mendoj që kanë shumë të drejtë edhe unë kështu mund të mendoja…. Për ta sqaruar edhe njëherë për ata që nuk e dinë se çfarë ka ndodhur është se në rrjetet sociale nga JOQ u publikua një poster, një foto, e cila tregonte se unë kam një paketë trajnimesh që kushtojnë 24 mijë euro. Unë kam bërë një sqarim… thashë që unë nuk e kam postuar asnjëherë këtë gjë, nuk ka dalë, nuk është zyrtare, nuk është e vërtetë dhe po jua them edhe njëherë që nuk është e vërtetë! Ajo që unë shes është një trajnim, i cili është pjesë e një platforme dhe aty brenda ka trajnime për zhvillimin personal dhe profesional nga trajnerë të ndryshëm, një nga ata jam edhe unë që jap lëndën e motivimit. Por për sa i përket arsyes pse njerëzit nuk e besuan, Ermal Mamaqi ka një shpjegim duke e ndërthurur edhe me histori, të cilat përçojnë një mesazh te personat që e kanë sulmuar në rrjetet sociale. Atëherë, nuk ka rëndësi çfarë thua, por ka rëndësi si e thua… Ajo që u servir ishte një trajnim 24 mijë euro edhe kjo është si t’i thuash tjetrit që ka ardhur të hajë groshë që; shiko se kam një haviar atje që bën 100 mijë lekë pjata! Ai nuk është se nuk të beson… ai fillon e përplas tavolinën, çdo gjë… edhe thotë si ka mundësi që po e bën ti këtë! Tani, ajo që unë po flas, e para është se unë nuk e shes këtë trajnim që është 24 mijë euro dhe e dyta është se unë besoj që vlera e këtyre trajnimeve është shumë më shumë se kaq. Unë për shembull kam paguar 10 mijë euro për një trajnim pesë ditor që kam shkuar dhe e kam berë. Do të tregoj një rast shumë të thjesht; Shkon dikush në një dyqan që kishte një orë nga këto të shtrenjtat dhe i thotë sa bën kjo ora. Zotëria që shiste i thotë 24 mijë euro dhe blerësi habitet “kjo është shumë e shtrenjtë”, ndërsa shitësi i qetë i thotë; Ej djalosh, shikoje pak mirë situatën, nuk është se ora është e shtrenjtë, por problemi është se ti nuk e përballon dot, ky çmim është në rregull, por nuk është për ty!