Rrugëtimi i Neraida Biçaku me Global Woman nga Shqipëria në skenën globale të fuqizimit të grave!
Just Business • 22:56 07/06/2025
Neraida Biçaku ishte e ftuara e parë në puntatën hapëse të emisionit “Just Business” me Jonida Alickollin në Top Albania Radio, ku solli një rrëfim frymëzues për rrugëtimin e saj personal dhe profesional brenda platformës ndërkombëtare Global Woman. Në një bisedë të hapur dhe motivuese, Neraida ndau me dëgjuesit sfidat, arritjet dhe përvojat që e kanë shoqëruar në rrugën drejt suksesit si një grua lidere në botën e biznesit dhe sipërmarrjes. Ajo foli për rëndësinë e mbështetjes mes grave, fuqizimit ekonomik dhe ndërtimit të një komuniteti global që inkurajon rritjen dhe bashkëpunimin.
Rrugëtimi i Neraida Biçaku me Global Woman nga Shqipëria në skenën globale të fuqizimit të grave!
Just Business 22:56 07/06/2025