Aurela Gaçe zbulon këngët që nuk “di t’i këndojë”
Pardon My French
19:01 10/12/2020
Aurela Gaçe është një nga këngëtaret më të njohura të skenës shqiptare. Ajo ishte sot në një intervistë për Top Albania Radio-n, në emisionin “Pardon My French”.
Intervista me Aurelën nisi ashtu siç di të jetë ajo, pasionante, energjike, vlonjate dhe mbi të gjitha, e vërtetë. Në pjesën “11 minuta me Aurelën” u diskutuan shumë gjëra, që nga fëmijëria e saj, karriera, projektet e reja, bashkëpunimet dhe deri te familja.
E pyetur nëse ka ndonjë këngë nga trevat shqiptare që nuk di ta këndojë, ajo u përgjigj:
“Unë e dua folkun dhe në përgjithësi nuk e gënjej shpirtin tim, i këndoj me qejf dhe me dashuri, prandaj ndodh që njerëzit e pëlqejnë këtë pjesë tek unë… Nuk di të këndoj “Këngët Maje Krahu” ato janë këngë të malësisë, të kënduara në veri nga burrat, janë specifikisht për ata dhe janë shumë të vështira, nuk i këndon dot gjithkush…”
Sa i përket tregut muzikor shqiptar, Aurela mendon se kohët e fundit po mungon origjinaliteti te këngët e reja. Gjithsesi ajo përmend se gjithmonë do t’i mbështesë artistët e rinj sepse ata i kujtojnë fillimet e saj të hershme në muzikë, me vështirësi dhe pasion të pashuar.
Gentian Zenelaj jep vlerësimin e tij nga Portokallia te Marina Vjollca…
Pardon My French
20:53 03/12/2020
Të gjithë e njohim aktorin e humorit Gentjan Zenelaj. Ai filloi karrierën e tij në 2004 në Portokalli, më pas në apartamentin 2XL dhe tashmë është në emisionin investigativ Stop.
I ftuar në emisionin “Pardon My French” Jonida Aliçkolli kishte përgatitur një intervistë për të. Një ndër pyetjet ishte se ai duhej të jepte mendimin e tij për disa nga programet televizive apo miqtë e ekranit që ka bashkëpunuar.
Genti jep përshkrimin e tij:
Portokalli; Shkolla e fillores.
Apartamenti 2XL;
Gjimnazi. Klanifornia:
Shkolla e natës, -thotë ai në formë batute duke shtuar se ka qenë për një afat të shkurtër kohor.
Ermal Mamaqi: Biznes, nëse doni të bëheni biznesmen i suksesshëm duhet të shkoni tek Ermali.
Saimir Kodra; Gjahtar.
Altin Basha; Mentor.
Marina Vjollca; “Super rising star” më pëlqen transformi që ka bërë Marina është bërë akoma edhe më e bukur dhe e konsideroj si një nga moderatoret më të mira.
Julian Deda; Mace e egër.
Këto ishin të gjitha përshkrimet me një fjali që dha Gentian Zenelaj me humor dhe një energji për t’u pasur zili.
Gjithashtu për Gentin ambientet e Top Albania Radio-s e kthyen pas në kohë, momente dhe kujtime që mbeten të paharrueshme në jetën e tij.