Duka: Mendoja se Rama do bënte më shumë për sportin siç u zotua, por…
PASÓ
14:46 08/02/2021
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ishte sonte i ftuar në emisionin sportiv “Paso” me Denis Dyrnjaja dhe Glenti Nallbani. Në një intervistë për Top Albania Radio, Duka rrëfen të shkuarën e tij si volejbollist, edhe pse e merr malli nga pak, ai mendon se çdo gjë duhet përshtatur me moshën. Përposë të shkuarës si volejbollist dhe të tashmes në karrigen e një politikani, ai ende mbetet një mburojë, kur bëhet fjalë për sportin. Ndërsa folën për sportin, në veçanti volejbollin, Duka thekson se mazhoranca, pra Edi Rama, duhej të bënte më shumë, duhen sakrifikuar disa para nga buxheti i shtetit sepse në këtë fushë ne nuk mund të krahasohemi as me vendet fqinje. Madje ai e krahason me zero nivelin e ambienteve sportive në vend. Ne e kemi të vështirë të mbijetojmë nëse nuk ndryshon ligji për sportin. Besoj se janë duke u marrë me ato punë, ka qenë iniciativë edhe e tij (Edi Rama), por fatkeqësisht nuk ka ndodhur gjë, ka qenë premtim elektoral. Në fushatën elektorale të 2013-ës, këto që janë sot të mazhorancës, premtuan… zotuan që sporti do ketë një ministri më vete ose një komitet sportesh, i cili do të kishte rolin e një ministrie, por nuk e realizuan. Faktikisht rrezikohet shumë ecuria e këtyre sporteve nëse nuk vihet dorë në ligjin për sportin.
Deputeti Fidel Ylli: “Qeveria të rikthejë bastet”
PASÓ
15:34 01/02/2021
Deputeti i Partisë Socialiste, Fidel Ylli ishte sonte i ftuar në emisionin sportiv “Paso”. Ndërsa u bisedua rreth ndikimit të sportit në qeveri dhe anasjelltas. Diskutimi nxori në thelb edhe çështjen e basteve. Sonte në Top Albania Radio, deputeti Fidel Ylli, i bën një thirrje kryeministrit se këto pika bastesh duhet të rikthehen sërish në vend. Në të gjithë botën ka baste, në Angli ka baste, në Itali ka baste, u bë mirë për momentin që u mbyllën sepse ishin bërë si kërpudha, çdo tre metra një pikë. Tani po funksionojnë ‘underground’ (fshehur nëntokë) shteti nuk merr asnjë para, janë të gjithë në të zezë. Nuk i mbylli dot Enver Hoxha… në kohën e komunizmit kishte baste është dënuar edhe Andrea Marko atëherë për baste, tek lagjia jonë bëheshin hapur. Kështu që unë mendoj që qeveria duhet ta ketë në vëmendje këtë, unë ja kam thënë edhe kryeministrit. I bëj thirrje kryeministrit dhe nga Top Albania Radio… dhe në bisedë me të sa herë që flas ja përmend dhe i them që janë para që sporti i merr nga të ardhura dytësore. Sipas Yllit, kryeministri e ka ndërmend rikthimin e basteve, por për momentin vëmendja është në gjëra më të rëndësishme jetësore. Kujtojmë, që nga 1 janari i vitit 2019, u mbyllën të gjitha pikat e basteve dhe kazinotë elektronike në Tiranë dhe në të gjitha rrethet. Vendimi i qeverisë për të mbyllur brenda datës 31 dhjetor 2018, kazinotë elektronike, bingot tradicionale dhe bastet sportive, detyroi të gjithë këto biznese që të mbylleshin, ose të gjenin rrugë të tjera alternative për të mbijetuar.
Trajneri Daja: Fitorja e Partizanit në derbi, kaloi vetëm me një kafe!
PASÓ
16:59 24/01/2021
Ilir Daja arriti të fitojë derbin e parë të kryeqytetit në karrierën e tij. Sot ishte i ftuar në linjë telefonike në emisionin sportiv “Paso” në Top Albania Radio.
Për të arritur një fitore të madhe duhet një punë dhe sakrificë e jashtëzakonshme. Pas më shumë se një viti, Partizani arriti të fitonte ndaj Tiranës dje në “Elbasan Arena” dhe merita e parë i takon trajnerit Ilir Daja për përgatitjen e skuadrës.
Trajneri kryeqytetas ka drejtuar Dinamon dhe Tiranën në të shkuarën, por vetëm me Partizanin, arriti të shijojë triumfin në derbi.
Ndërsa u diskutua në radio rreth fitores së Partizanit, Daja u shpreh se bënë atë që kanë bërë gjithmonë, si kur kanë humbur dhe kur kanë fituar, festimet u mbyllën vetëm me një kafe.
Shkëlqim Muça për çmimin “Mjeshtër i Madh” më kishin harruar, por e korrigjuan gabimin!
PASÓ
16:58 24/01/2021
Italentuar dhe virtuoz me topin, asistues brilant, i dalluar për fantazinë në fushë, sulmues befasues dhe rezultativ, Shkëlqim Muça u kthye në një sportist frymëzues për gjeneratat e reja.
Mbrëmjen e djeshme ai ishte i ftuar në emisionin sportiv “Pasó” në Top Albania Radio.
Gjatë intervistës, nuk mund të lihej pa përmendur dekorimi tij nga presidenti i Shqipërisë si “Mjeshtër i Madh” më 20 janar të këtij viti.
Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë, ish-futbollisti i shquar i Tiranës dhe Kombëtares, si dhe trajneri i disa skuadrave në futbollin shqiptar, ka marrë titullin “Mjeshtër i Madh”. Prej kohësh Presidenti Ilir Meta po jep dekorata dhe tituj të ndryshëm për figurat e spikatura të sportit ndër vite.
Ndërsa u pyet se si e priti këtë çmim të rëndësishëm dhe si shkuan festimet, Muça zbulon se dekorimi ndodhi me vonesë, një harresë e vogël, por që u rregullua.
Në nëntor janë nderuar rreth 10 lojtarë të Tiranës, ndoshta kanë harruar… dhe pastaj presidenti u bë sebep dhe këtë çmim ma ka dhënë ai personalisht, jo nga klubi.