Alban Bushi: Jam pa kontratë, pres vendimin e Dukës
PASÓ
20:11 18/01/2021
Trajneri i Kombëtares Shpresa, ishte sot i ftuar në emisionin sportiv “Pasó” me Denis Dyrnjaja, Glenti Nallbani dhe Sidorela Gjoni, në Top Albania Radio.
Në një intervistë të shkurtër në linjë telefonike, Bushi zbulon se për momentin është pa kontartë dhe me shpresën se do ta rinovojë sërish në po të njëjtin ekip.
Unë shpresoj ta vazhdoj përsëri kontratën me U21 sepse faktikisht mua më ka mbaruar kontrata më 31 dhjetor. Kam qënë shumë i gëzuar, shumë kranardhe shumë i lumtur që kam drejtuar ekipin e Shqipërisë sepse dikur luaja me atë fanellë dhe tani e drejtoj dhe ka qënë një përgjegjsi e madhe për mua, por mendoj se kemi bërë mirë si me rezultate për këtë sezon që morëm 14 pikë që si kemi marrë ndonjëherë, por dhe çuam shumë lojtarë lart. Kemi bërë një punë shumë të mirë dhe unë jam shumë i gëzuar, por këtë do ta bënte çdo trajner.
Olsi Rama në Pasó, një “thumb” për Gregun dhe tifozët e Tiranës!
PASÓ
10:50 11/01/2021
Drejtori i skuadrës së Partizanit, Olsi Rama ishte sot i ftuar në emisionin sportiv “Paso”. Vetëm pak javë më parë, ishte i ftuar po në Top Albania Radio, nipi i tij Greg Rama, të cilit ju përmend fakti se pse ka zgjedhur të bëj tifo për Tiranën, ndërsa xhaxhai i tij, Olsi është me Partizanin. Gjithashtu nuk u lanë pa përmendur edhe tifot “Rama ik” në stadium. Gregu u shpreh se ai vetë ka zgjedhur identitetin, kurse xhaxhi i tij ideologjinë. Ndërsa për thirrjet “Rama ik” kujtojmë se pranoi që jemi në demokraci dhe mendimi është i lirë. Por si e priti Olsi këtë deklaratë?! A mundi ai t’i japë një kundërpërgjigje nipçes së tij?! Gjatë intervistës me Denis Dyrnjaja, Glenti Nallbani dhe Sidorela Gjoni, Olsi dha një përgjigje tepër diplomatike për gjithçka, por në fund ndoshta i dërgoi një mesazh Gregut! Denis Dyrnjaja: Besoj se vendin e Edit e ka zënë Gregu, nuk ishte edhe aq e lehtë ajo deklarata që dha pak javë më parë në Top Albania Radio, që tha për ty; Ai zgjodhi ideologjinë ndërsa unë zgjodha identitetin. Cila do të ishte kundërpërgjigja në këtë rast, sportive natyrisht? Olsi Rama: Unë nuk kam asnjë kundërpërgjigje, e para sepse vendin nuk e zë dot Gregu. Megjithatë Gregu le të vazhdojë ta kërkojë identitetin edhe jam gati ta përkrah kudo që ta ketë dhe sido që të jetë. E kam nip, kështu që do ta trajtoj mirë, patjetër! Denis Dyrnjaja: Në kontekstin sportiv nuk është se ka edhe shumë problem nëqoftëse e trajton edhe keq sepse në ring ndeshen Vitali Klitschko dhe Wladimir Klitschko fjala vjen, dy vëllezër për një trofe, kështu që me nipin nuk është problem të ndeshesh nga pikëpamja sportive?! Olsi Rama: Unë nuk kam ku të ndeshem me të nga pikëpamja sportive sepse ai nuk luan asnjë lloj sporti. Denis Dyrnjaja: Në hapësirë virtuale deklaratash… Kështu që derisa dy vëllezër grushtojnë njëri-tjetrin në ring nuk ka asnjë problem që të grushtojmë figurativisht me ide për futbollin, fjala vjen edhe për nipçen?! Olsi Rama: Duhet ta kishim ftuar këtu sepse nuk është e ndershme që unëta godas kështu në boshllëk. Denis Dyrnjaja: Domethënë paska vend për goditje… Glenti Nallbani: Nuk e di pse, por njerëzve ju erdhi shumë mirë sidomos tifozëve të Tiranës, kur ai u shfaq me atë shallin në stadium edhe ishte si një lloj kundërgoditje ndaj Partizanit Nuk duhet lënë pas edhe fakti, kur Gregu mbajti një qëndrim elokuent dhe racional si djali i kryeministrit, ndërsa ju bë pyetja për thirrjet “Rama ik” në stadium gjatë intervistës radiofonike. Gregu është një djal i mbarë, patjetër që është një artist… është në një dimension të vetin gjithmonë, patjetër që jetojmë në një demokraci edhe të gjithë kanë të drejtëne mendimit të tyre. Por do i kujtoj Gregut vetëm faktin që përfitoj nga rasti që të bëhej Air Albania që të shkonte në stadium dhe të bënte tifozllëk për Tiranën. Mbase ishte edhe ogur i mirë për Tiranën se dolën edhe kampion, por nuk e di pastaj se ç’do të bëj në të ardhmen. Ndoshta kjo e fundit ishte një “thumb” për Gregun që ka bërë tifozllëk për Tiranën vetëm kur u hap stadiumi i ri?! Denis Dyrnjaja Sidorela Gjoni Glenti Nallbana Olsi Rama
Duka: Ja pse statuti i ri i FSHF-së nxjerr jashtë Koço Kokëdhimën
PASÓ
15:42 28/12/2020
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ishte sot i ftuar në emisionin sportiv “Pasó”. Në një intervistë për Top Albania Radio me Denis Dyrnjaja, Glenti Nallbani dhe Sidorela Gjoni, Duka zbuloi disa nga ndryshimet më të reja që do të ndodhin rreth futbollit shqiptar. Për sa ju përket ndryshimeve në statutin e FSHF-së, Duka shprehet në mënyrë sa më objektive: Kushtetuta e një organizate që është statuti për ne, ka pësuar ndryshime herë pas here për të ecur me hapat e kohës të partnerëve. Nën udhëzimet e FIFA-s kemi bërë ndryshimet edhe në statutin tonë. Ato kanë të bëjnë me përafrimin me statutet tip të FIFA-s dhe federatave botërore, sigurisht në përputhje edhe me legjislacionin tonë. Një tjetër ndryshim është përfaqësimi i të gjithë anëtarëve të futbollit pasi në të vjetrin nuk ishin si futbolli i femrave apo ai i futbollit amator. Kushdo që luan futboll e gjen veten pranë federatës tashmë. Në ndryshimet e reja parashikohen edhe kufizime për kandidatët e rinj, për rezidentët jashtë apo njerëzit e politikës. Pika që është debatuar më së shumti është në lidhje me politikën, që kandidatët nuk duhet të jenë pjesë e saj. Por për ta ngacmuar më shumë ngrihet si pyetje çështja e Koço Kokëdhimës, nëse preket nga këto rregulla të reja?! Konkretisht interpretimin nuk ta them dot… Kokëdhima më duket se është kryetar partie dhe nëse po, mund ta cenohet. Nuk kam qenë ndonjëherë pro që të ketë personazhe të politikës në futboll, por gjithsesi kam garuar me personazhe politike… dhe kam fituar! Më pas Duka përmend se ky vendim për të mos përfshirë persona politikë ka nisur që në janar të këtij viti, ku janë propozuar mendimet për ndryshimin e statutit dhe arsyet pse. Gjithashtu sipas tij, çdo gjë ka qenë e diskutuar më parë dhe brenda ka pasur edhe politikanë që kanë dhënë mendimin e tyre për këto çështje duke arritur në këto përfundime. Denis Dyrnjaja Glenti Nallbani Sidorela Gjoni Armand Duka
Rivalitet në det e parket! Meta përballë Berishës e Ramës si notar dhe basketbollist
PASÓ
11:22 21/12/2020
Presidenti Ilir Meta ishte sot i ftuar në emisionin sportiv “Pasó” në Top Albania Radio.
Në një intervistë ekskluzive me Denis Dyrnjaja, Glenti Nallbani dhe Sidorela Gjonin, këtë herë Meta rrëfeu më shumë rreth marrëdhënies së tij me sportin, ndryshe nga se jemi mësuar ta dëgjojmë për çështjet politike.
Ndërsa Presidenti Meta evidentoi se kohën e lirë e kalon duke iu kushtuar lojrave sportive sepse është një adrenalinë, argëtohet dhe qetëson mendjen, ai thekson se është shumë i zoti edhe në ping-pong, gjithashtu pëlqen edhe aktivitet në natyrë, sidomos në vende malore.
Mjaftoi kjo që Denis Dyrnjaja të nxitej dhe t’i shtronte presidentit një pyetje tendencioze: President, nëqoftëse do t’ju zbrisnim nga mali në det dhe t’ju fusnim në një garë me rekordmenin e notit Sali Berisha, kush do të fitonte nga ju të dy në det?
Absolutisht vendi i parë është i paprekshëm, absolutisht…(qesh) do luftoja për vendin e dytë.
Gjithashtu nuk lihet pas pa u pyetur edhe për basketbollin, duke nënkuptuar kështu nëse në këtë sport do të triumfonte kryeministri Edi Rama, por Meta përgjigjet menjëherë me vetëbesim dhe siguri:
Për basketbollin kur të dëshironi… për tre piksha jam i paparë! Për faulla ma merr… (qesh) por për tre piksha jam i sigurt që jo!
Në mbyllje të intervistës ai jep një mesazh për të gjithë dëgjuesit;
Sa më shumë sport do të thotë më shumë shëndet…
Denis Dyrnjaja
Glenti Nallbani
Sidorela Gjoni
Ilir Meta