Aktualitet

Çështja e laboratorit të Xibrakës, Ermal Hoxha paraqitet në SPAK!

Ermal Hoxha është paraqitur në SPAK të hënën në mesditë bëjnë me dije burime shumë të sigurta.

Spak nuk jep detaje për arsyet e thirrjes së Ermal Hoxhës  dhe pyetjen e tij dhe ende nuk ka një version zyrtar për thirrjen e tij.

Nipi i ish-diktatorit ka qenë i dënuar për laboratorin e Xibrakës.

Dosja Xibraka është rihapur në 2024 pas një denoncimi publik të bërë nga kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi.

Por siç bëjnë me dije burimet e gazetares së Top Channel Anila Hoxha, nuk qenë për çështjen “Xibraka”.