Aktualitet

Çmimi i energjisë për familjarët, sot mblidhet bordi i ERE-s!

Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE), sot shqyrton çmimin e ri të energjisë për konsumatorët. Në faqen zyrtare të ERE-s është publikuar rendi i ditës për këtë mbledhje. Në njoftim thuhet:

Ditën e martë do të zhvillohet mbledhja e bordit të ERE-s, sipas këtij rendi dite:

Mbi çmimin e shitjes me Pakicë për Klientët e Shërbimit Universal për periudhën 1 shkurt 2025 – 31 dhjetor 2025.

Më herët, gjatë vitit 2024, zëvendëskryeministrja, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se do të ketë një ulje të çmimit të energjisë elektrike për të gjithë qytetarët.

Prej kohësh po punohet me OSHEE dhe KESH për të vlerësuar një ulje të energjisë elektrike në 2025. Jemi në analizë e sipër dhe duke optimizuar proceset teknike. Do të kemi mundësi që t’i ofrojmë qytetarëve shqiptarë një çmim më të mirë të energjisë elektrike, deklaroi Balluku gjatë një vizite në zyrat e OSHEE-së.

Aktualisht, çmimi i energjisë është 9,5 lekë për kilovat pa TVSH. Me TVSH arrin në 11,4 lekë për familjet, ndërsa për pensionistët (kryefamiljari kur janë çift) që prej vitit 2015 marrin kompensimin shtesë në pensionin e tyre për energjinë elektrike të shumës 648 lekë.