Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në zonën turistike të Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku një person dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det, ndërsa tre të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ende nuk ka një informacion zyrtar dhe të qartë!
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në vijën bregdetare të kësaj zone, ndërsa paraprakisht thuhet se i mori dallga.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e shkaqeve që çuan në këtë ngjarje.
Vijon…