Egnatia vijon ngjitjen në kampionat, teksa me fitoren e sotme me shifrat 2-1 ndaj Partizanit, ka marrë përkohësisht kreun e renditjes.
Skuadra rrogozhinase ka dominuar ndeshjen përballë Partizanit të orientuar tërësisht drejt mbrojtjes derisa pësoi golin e parë. Më pas të kuqtë tentuan të dilnin pak më shumë para Dajsinanit, duke u ndalur nga ky i fundit.
Për të bërë ndeshjen më interesante u desh një karton i kuq i dhënë me VAR për Xhemajlin, i cili la vendasit me një futbollist më pak. Partizani u hodh në sulm me shumë forca, por ishte Egnatia që shënoi përsëri me Ndrecën.
LEXO EDHE: Verstappen flet për sezonin e vështirë të Hamilton: Sinqerisht, më trishton
Pa rifilluar mirë ndeshja, të kuqtë gjetën më në fund golin duke bërë minutat shtesë drithëruese. Megjithatë, rezultati nuk ndryshoi më deri në vërshëllimën përfundimtare e kësisoj, ishin rrogozhinasit që morën pikët e plota.
EGNATIA-PARTIZANI 2-1
40′ Buriç, 90′ Ndreca / 90’+2′ Kazim
Dinamo përmbysi Vorën mes shumë pretendimesh për penallti. Daja feston me fitore 600 ndeshje në karrierë.
DINAMO 2-1 VORA
49′ Tekseira, 64′ Bregu / 23′ Bardhi (P)
Në orën 19:30 luhet Flamurtari – Teuta. Nesër në orën 13:30 luhen takimet Bylis – Elbasani dhe Tirana – Vllaznia.