Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku të drejtë vote kanë 1.999.024 qytetarë.
Një komunikim për mediat, kreu i KQZ në Kosovë Kreshnik Radoniqi u shpreh se procesi i zgjedhjeve ka vijuar i qetë.
Ai u shpreh se ka pasur disa raste të ndërprerjes së energjisë, por që nuk ka zgjatur shumë.
“Procesi i votimit nuk do të ndërpritet, ne do sigurohemi që nuk do t’i lëmë në terr të votojnë. Për gjeneratorë nuk kemi në të gjitha qëndrat e votimit, por ne jemi siguaruar që në vendet ku do ketë ndërprerje do të ndërhyhet me shpejtësi. Në dis raste kemi pasur ndëërprerje, por që nuk ka zgjatur shumë. Çdo veprim që mund të cënojë procesin na shqetëson por ne i sigurojmë që procesi do të vijojnë normalisht dhe do të punojmë që integriteti i votës, nuk do të cënohet”, tha ai.
Sipas të dhënave të Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, deri në orën 15:00 kanë votuar 27.95% të qytetarëve.
LEXO EDHE: Zgjedhjet në Kosovë, Lista Serbe voton në mënyrë kolektive në Mitrovicën e Veriut!
Sipas të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së deri në këtë orë të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 558, 872 qytetarë nga 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë që kanë të drejtë vote.