Aktualitet

LAJMI I FUNDIT! 45-vjeçari gjendet i plagosur me mjet prerës në Durrës, dërgohet në spital për ndihmë mjekësore!

Një 45-vjeçar nga Tirana është gjetur i plagosur me mjet prerës në sektorin Hekurudha të lagjes 13 të Durrësit mbrëmjen e sotme.

45-vjeçari është dërguar me autoambulancë në spitalin e Durrësit ku po mjekohet nga bluzat e bardha.

Ende nuk dihet se përse dhe nga kush është plagosur burri nga Tirana, ndërsa pritet të merret në pyetje nga policia sapo të jetë në gjendje shëndetësore të qëndrushme.

LEXO EDHE: Bënin namin me vjedhje në Itali, 3 shqiptarë të arrestuar!

Policia e Durrësit ka reaguar pas plagosjes me thikë të një 45-vjeçari në zonën e Plazhit.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi me iniciale F.S., është goditur me thikë nga persona ende të paidentifikuar.

Njoftimi:

Rreth orës 17:35, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se, gjatë një konflikti, është goditur me mjet prerës (thikë), nga persona ende të paidentifikuar, shtetasi F. S., 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.