Sport

Maqedonia e Veriut pa trajner, ikën Milevski!

Maqedonia e Veriut ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Blagoja Milevski. Në një postim në rrjetet sociale, Federata ka falenderuar teknikun për kontributin e dhënë  gjatë kësaj periudhe.

LEXO EDHE: Botërori 2026/ SHBA presin 1.24 milionë vizitorë për kompeticionin e madh, efektet në ekonominë e vendit

“Federata e Futbollit e Maqedonisë shpreh mirënjohjen e saj të sinqertë për seleksionuesin Blagoja Milevski dhe stafin e tij, për punën e tyre të përkushtuar, bashkëpunimin profesional dhe rezultatet e arritura. I urojmë shumë suksese në karrierën e tij të ardhshme stërvitore”. Ne besojmë se me një ekip të ri profesional, do të sillet një “erë e re” në punën e ekipit, e cila do të mundësojë konkurrencë dhe ambicie edhe më të madhe në garat e Maqedonisë”.

LEXO EDHE: Formula 1/ Ëndrra vazhdon, Verstappen fiton në Katar dhe rihap çdo gjë, titulli vendoset në garën e fundit mes tre pilotëve

“FFM mbetet plotësisht e përkushtuar për të krijuar kushtet më të mira të mundshme të punës, si dhe për të ofruar mbështetje maksimale për ekipin përfaqësues. Bashkëpunimi i deritanishëm me stafin e trajnerëve të udhëhequr nga Milevski ka qenë në një nivel shumë profesional dhe ne e vlerësojmë përkushtimin dhe qëndrimin e tyre ndaj ekipit përfaqësues. Mbetemi të gatshëm, me të njëjtin përkushtim, të mbështesim planet dhe sfidat e ardhshme të ekipit përfaqësues të Maqedonisë.” – shkruan nga FFM.