Aktualitet

Mashtrimi kompjuterik me bursat, SPAK sekuestron pasuri 1,2 mln euro!

Finalizohet operacioni i koduar “Fraud” për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga krimi, nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale i Policisë Tiranë, nën drejtimin e SPAK-ut. Sekuestrohen apartament, dy vende parkimi dhe një njësi tregtare. 42-vjeçari i dënuar nga GJKKO me 11 vite burgim për 2 akuza të rënda, përfitoi gjykim të shkurtuar.

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fraud”, për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga krimi.

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale i DVP Tiranë, në drejtimin e SPAK.

Sekuestrohen 4 pasuri të paluajtshme, me vlerë rreth 1 200 000 euro, të një shtetasi me precedent për mashtrim kompjuterik në bursa.

Në vijim të punës gjurmuese dhe hetimore, për konstatimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, u finalizua operacioni i koduar “Fraud”, në kuadër të të cilit u ekzekutua vendimi i GjKKO-së, për sekuestrimin e 4 pasurive të shtetasit E. K., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Konkretisht, u vendos sekuestro mbi 1 aparament, 2 vendparkime për automjete dhe 1 subjekt tregtar, pasuri të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e 42-vjeçarit, në fushën e mashtrimit kompjuterik, në bursa.

Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.