Sport

Milani “zbulon” pasuesin e Rafael Leaos!

Në merkaton e Milanit, ka një emër të ri për rolin e sulmuesit anësor të skuadrës së re që synon të ndërtojë trajneri Ruben Amorim.

Sipas britanikes “The Sun”, klubi kuqezi po ndjek me interes zhvillimet për brazilianin Savinho. Sulmuesi anësor, që më parë ka luajtur për Girona, pritet të largohet nga Manchester City dhe “Djalli” po vlerëson ofertën konkrete për këtë futbollist. Bëhet fjalë për një huazim me të drejtën e blerjes për rreth 55 milion euro.

Në këtë rast, Milani duhet të fitojë konkurrencën e fortë me Tottenham-in.

Klubi londinez aktualisht duket në avantazh për brazilianin, sepse vetë lojtari ka si qëllim ta vazhdojë karrierën në Premier League. Megjithatë, drejtuesit e klubit italian do të bëjnë të gjitha përpjekjet për të marrë Savinho si zëvendësuesin ideal të Rafael Leaos.