Emisioni më i kërkuar nga të gjithë fanatikët e sportit. Glent Nallbani, Edi Manushi, Redi Jupi, Lorenc Jemini dhe Gëzim Sinemati mendojnë për të gjithë ju dashamirës të futbollit duke sjellë “Pasó”, emisionin që do t’ju ndjekë çdo të premte në frekuencën e radios tuaj të preferuar, vetëm në Top Albania Radio. Një program sportiv prej 120 minutash i rikthehet informacionit dedikuar sportit çdo javë. Konceptuar si një emision info-argëtues, informohuni mbi faktet, njihuni me protagonistët dhe qëndrimet e tyre.
Murales Maradonës në Napoli në bazë të statistikave italiane, ka dalë si vendi më i vizituar pas Koloseut. Është një ngjarje e jashtëzakonshme, 6,5 milion njerëz e kanë vizituar vitin e kaluar Muralesin, e bërë në vitin 1990 nga një djalë që quhej Mario Filardi dhe në atë kohë ai ka qenë 23 vjeç. Kur Napoli fitoi titullin kampion ai vendosi që në një prej rrugicave të Napolit, në një mur të një pallati vendosi të bëjë një portret të Maradonës. E ndihmuan shumë tifozë të Napolit për të blerë bojën dhe gjërat që i duheshin dhe ju deshën 2 netë e 3 ditë për ta bërë me drita.