Rajoni

NATO: Transformimi i FSK-së nuk vendoset nga ne!

Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, për NATO-n, është çështje e brendshme e institucioneve të Kosovës. Sipas Kushtetutës së Kosovës, krijimi i Forcave të Armatosura mund të bëhet vetëm me ndryshime kushtetuese që bëhet nga dy të tretat e votave të Kuvendit. Ky transformim është kundërshtuar kategorikisht nga përfaqësuesit e Listës Serbe, çka e ka komplikuar gjithë procesin e transformimit.