Aktualitet

Në një lokal të Patosit shitej drogë, pronari përfundon i arrestuar!

Operacioni policor i koduar “Multiple”, pranga një 28-vjeçari në Patos. Në lokalin në pronësi të tij, u zbulua se shiteshin lëndë narkotike të llojit kokainë, si dhe cannabis sativa, e ndarë në doza. Uniformat blu njoftojnë se në të njëjtin mjedis viheshin baste të jashtëligjshme online. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Multiple”.

Gjatë operacionit “Multiple”, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posacme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasin K.M, 28 vjeç, banues në Patos.

Nga kontrolli në lokalin e shtetasit K.M., në Patos, shërbimet e Policisë konstatuan se ambienti ishte përshtatur për shitje në doza, të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis, si dhe për vënie të basteve sportive, me celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.