Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP Albania”, Redoni, ka folur për eksperiencën e tij në shtëpi dhe raportin me Eglin gjatë një interviste në emisionin “E Diell” në Top Channel.
Ai theksoi se për shkak të kohës së shkurtër që kaloi në lojë, krijoi një lidhje të afërt vetëm me Eglin, të cilin e mbështet.
Gjatë intervistës, Redoni zbuloi reagimin e tij ndaj një mesazhi që u shfaq në rubrikën “Big Love” brenda shtëpisë së “Big Brother”, në emër të tij, duke mohuar çdo përfshirje dhe theksuar se dikush e kishte përdorur emrin e tij pa dijeni dhe ishte ndjerë keq në fillim.
Megjithatë, ai shtoi se nëse mesazhi ka pasur një ndikim pozitiv, ai nuk ka asgjë kundër. Artisti është shprehur se:
Për hir të vërtetës, nuk kam çuar mesazh, nuk kam qenë ai unë, por nëse është përdorur emri im për diçka pozitive, atëherë s’kam asgjë kundër. Më ka ardhur keq që është përdorur emri im në atë aspekt, që mund të më dëmtojë ndonjë raport që mund të jem duke e krijuar