Këngëtari Micci na ka mbajtur mbërthyer ditët e fundit duke menduar që po vinte me një bashkëpunim me Dua Lipën, apo disa të tjerë hamëndësuan që ai kishte pasur një romancë me të dhe po i dedikonte këngë. Por ndodhi komplet e kundërta, pasi “Dua Lipa” do të ishte titulli më i ri i këngës së tij. E teksa u konfirmua që nuk ishte bashkëpunim, ne nuk e heqim mundësinë të mendojmë faktin se mund të ketë qenë një dedikim për këngëtaren e tij të preferuar.
Capital T, Ledri Vula dhe Majk, të cilët cilësohen edhe si tre reperët më të mirë në industrinë tonë muzikore, kanë bashkuar forcat për të sjellë një super këngë, e cila padyshim do të jetë hiti i kësaj vere. Projekti i tyre titullohet “Yjet dalin natën”, teksa kënga me një ritëm fantastik vjen me tekst nga vet reperët, kurse për muzikën është përkujdesur Rzon. “Yjet dalin natën” është publikuar me videoklip, teksa po pritet mirë nga komentuesit në rrjetet sociale, të cilët shprehen të lumtur për bashkëpunimin e tyre.
Më datë 4 Qershor Luiz Ejlli publikoi në kanalin e tij zyrtar në Youtube këngën e parë solo pas daljes si fitues nga edicioni i dytë i “BBV”. Projekti i tij më i ri titullohet “Përjetësisht” dhe u kthye menjëherë në një sukses të padiskutueshëm. Kënga e tij ka marrë vëmendjen e publikut shqiptar dhe jo vetëm. Këtë nuk e themi ne, por faktet të cilat janë të regjistruara nga platforma më e madhe Youtube. E duke qenë se jemi tek shifrat e rekordeve, kënga ka arritur të renditet deri në vendin e 12-të në listën e video-ve muzikore më ‘trending’ në mbarë botën. Kjo sigurisht ishte e padiskutueshme për faktin se edhe në rrjetet sociale ka pasur një ndikim mjaft pozitiv si këngë.
Powered by The Top List © / Top Awards ©