Gala Dragot ka publikuar këngën e saj më të re, të cilën ajo e ka shkruar që para tre vitesh. “Dry Kitchen” është një përrallë e obsesionit dhe sëmundjes moderne me dëshirën e pandërprerë për të lëvizur pa mendje, edhe pse bëhemi më të izoluar nga njëri-tjetri dhe nga vetja. Në këtë histori, ajo përpiqet të kujtojë emrin e saj, pasi ndjenja e identitetit është nën hije nga sfera dixhitale.
‘T’i fala’ quhet bashkëpunimi i dyshes Xhensila dhe Majk që ka vetëm disa ditë që është publikuar dhe ka arritur në kaq pak kohë një super sukses. Këtë na e kanë zbuluar vetë me anë të një Instastory ku tregojnë se projekti i përbashkët ka arritur mbi 1 milion klikime. Nga ana tjetër edhe Mato Lale ka publikuar projektin e tij titulluar “Aventador”, ku artisti i mbetet besnik rrymës së tij.
Më 4 qershor, Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare në martesë. Ata i dhanë betimet njëri-tjetrit në altar, mes lotësh dhe shumë emocionesh, para punonjëses së bashkisë. Fjalët e tyre emocionuan jo vetëm të ftuarit, por gjithashtu dhe çifti u pa me lot në sy teksa shprehën për njëri tjetrin fjalët më të bukura. Për një ditë kaq speciale, Klea ka vendosur t’i dedikojë një këngë titulluar “4”, në nder të datës 4 qershor.
Powered by The Top List © / Top Awards ©