Një rikthim i fuqishëm për Enrique Iglesias! Nëse ju kishte marrë ndopak malli (ashtu si ne), këngëtari bashkoi forcat me Myke Towers për të sjellë “Te Fuiste”. Kishte kaluar goxha kohë që ai mund të ishte ‘venitur’ pak, por ky projekt vjen për kënaqësinë tonë.
E kujt ia merrte mendja që Sanremo do të bëhej kaq hit në rrjet. Një tjetër këngë i bashkohet listës zyrtare të Top Albania Radios dhe është pikërisht Irama me “Ovunque Sarai”. Tani le të kthehemi pak tek ritmet latinet. Nuk mund të mungonte Romeo Santos me “Sus Huellas”.
Nga ana tjetër kemi një ‘djalosh ëndërrimtar’. Themi kështu sepse J Balvin ka publikuar projektin e tij më të fundit muzikor të titulluar “Niño Soñador”, që ka pikërisht këtë kuptim. Për ata që kanë një jetë që po presin diçka apo dikë, dijeni se nuk jeni të vetmit. John Newman është ‘bashkëvuajtës’ me ju në “Waiting For A Lifetime”.
Zbuloni më shumë në listën e përzgjedhur nga TAR për ju…