Këngët e artistit të njohur The Weeknd gjithmonë kthehen në hite të dëgjuara në të gjihë botën, këtë e vërteton edhe “Sacrifice”, një këngë e cila numëron me mijëra klikime dhe që është mjaft e pëlqyer.
Edhe hitet e tjera si “Mon Soleil” nga Ashley Park apo “Boyfriend” nga Dove Cameron janë mjaft të dëgjuara gjithashtu. Nga ana tjetër edhe “Beach Boy” i BENEE, “Sus Huellas” dhe “Diet Coke” janë këngë të cilat së fundmi po dëgjohen shumë.
Nuk ka si të mos mungojë bashkëpunimi i dyshes së njohur të artistëve të dashur Ed Sheeran dhe Taylor Swift me titull “The Joker And The Queen” dhe hitit i J Balvin “Niño Soñador”. John Newman është ‘bashkëvuajtës’ me ju në “Waiting For A Lifetime”.
Dhe nëse ju kishte marrë ndopak malli (ashtu si ne), këngëtari i njohur Enrique Iglesias bashkoi forcat me Myke Towers për të sjellë “Te Fuiste”. Kishte kaluar goxha kohë që ai mund të ishte ‘venitur’ pak, por ky projekt vjen për kënaqësinë tonë. Por jo vetëm kaq…
Zbuloni më shumë në listën e përzgjedhur nga TAR për ju…