Bota

Portugalia në zgjedhjet e treta në 3 vjet!

Qendrat e votimit sot u hapën në të gjithë Portugalinë, në zgjedhjet e treta të parakohshme që nga viti 2022. Konservatorët pritet të dalin sërish në krye, pavarësisht se u rrëzuan nga një mocion mosbesimi, së fundmi.

Votimi u nxit pasi qeveria konservatore e pakicës u rrëzua papritur në një mocion mosbesimi në muajin mars, i thirrur nga kryeministri Luis Montenegro ndërsa po përballej me një presion në rritje lidhur me marrëveshjet e shumë-përfolura të biznesit familjar.

Sondazhet sugjerojnë se Aleanca Demokratike (AD) pritet të ketë një rritje të votave deri në 34%, duke mbetur partia më e fortë. Megjithatë, ashtu si në vitin e kaluar, parashikohet të mos fitojë 116 vendet parlamentare të kërkuara për një shumicë absolute.

Partia Socialiste (PS) e opozitës pritet të pësojë humbje, ndërsa partia e ekstremit të djathtë “Chega” mund të ruajë rezultatin e vitit 2024 në rreth 19%.

Iniciativa Liberale (IL) pro-biznesit ka të ngjarë të bëhet forca e katërt më e madhe. Qendrat e fundit të votimit në Azore, një rajon autonom portugez i përbërë nga një arkipelag në Atlantik, mbyllen në orën 21:00 të mbrëmjes.

Nëse sondazhet rezultojnë të sakta, Aleanca Demokratike e cila ka përjashtuar bashkëpunimin me partinë “Chega”, do të duhet të formojë një qeveri tjetër minoritare.