Celebrities Film & Tv Showbiz

Sallat e kinemasë Cinemarine në Prizren mbushen plot për filmin “Në Kuadër të Dashurisë”!

Sallat e kinemasë në Tiranë, Korçë, Shkodër, Vlorë, Prishtinë, Gjakovë, Prizren e Shkup kanë qenë të mbushura plot me dashamirës të shumtë që kishin ardhur me plot kuriozitet dhe dashuri për të ndjekur filmin më të shumëpritur dhe të komentuar të momentit. Biletat janë shitur në kohë rekord dhe po ashtu pritja në tapetin e kuq mblodhi mjaft fansa që po prisnin me një atmosferë tejet të zjarrtë yjet e filmit.

Suksesi i filmit nuk po di të ndalet ditë pas dite. “Në Kuadër të Dashurisë” vazhdon të thyejë rekorde dhe po del jashtë çdo parashikimi. Përveç Shqipërisë, filmi jepet edhe në Kosovë. Kinemaja Cinemarine në Prizren ka patur një valë të madhe vizitorësh posaçërisht për këtë film. Oraret mund t’i shikoni në programin javor të kinemasë në website-in e tyre.