Pardon My French Sociale

Shkolla “Arkea”, zgjedhja e duhur për fëmijët tuaj! Ermelinda Ajazi: “Mision, dije dhe përkushtim…”

E ftuar në emisionin “Pardon My French” këtë javë me Jonida Aliçkollin dhe Lei Krajën ka qenë Ermelinda Ajazi, administratore e shkollës “Arkea” në Fier. Si lindi ideja për ta hapur këtë shkollë dhe pse është zgjedhur ky emër i veçantë?

Kjo shkollë është fryt i një ëndrre dhe një pasi0ni të jashtëzakonshëm që nëna ime e ndjerë e nisi. Ajo ka qenë mësuese e gjuhë-letërsisë, ishte profesioniste dhe e përkushtuar ndaj nxënësve, fjalës së bukur dhe edukimit me vlerë. Më pas është bërë drejtoreshë në një shkollë ku ne banonim por erdhi koha dhe ajo bëri një hap më të madh duke krijuar kështu shkollën jo-publike “Arkea”. E vazhdoi ëndrrën e saj duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për qytetin ku ne jetonim. Tani unë e vazhdoj këtë rrugë me përulësi dhe me përgjegjësi. Roli im si administratore i shërben jo vetëm punës por është edhe një vazhdimësi e asaj që nisi nëna ime. 

Çfarë simbolizon emri “Arkea”?

Emri Arkea është krijimi i erës së parë gjeologjike të Tokës. Duke qenë se mamaja ime e kishte pasion leximin, kjo ishte një fjalë që i kishte mbetur në memorie. 

Si ka evoluuar shkolla “Arkea” në këto 12 vite?

Shkolla “Arkea” ka 12 vite në treg dhe në institucionet arsimore, duke nisur që nga viti i parë dhe tashmë unë jam shumë krenare për punën e nënës sime dhe që unë do ta vazhdoj akoma dhe me më shumë përkushtim. Ne kemi një staf të kualifikuar dhe mësuesit janë shumë të përkushtuar për të shpërndarë dije sepse është një mision. 

Si menaxhohet mësimi dhe aktivitetet jashtëshkollore, si ruhet balanca?

Ne bëjmë shumë aktivitete jashtëshkollore pasi janë shumë të rëndësishme për anën emocionale të nxënësve. Parësor për ne është mësimi, arsimimi i fëmijëve por edhe aktivitetet janë shumë të rëndësishme dhe janë gjithmonë në ndërthurje me njëra-tjetrën. 

Po raporti mes edukimit modern dhe atij strikt si është në shkollën “Arkea”?

Prindërit informohen rreth shkollës dhe gjëja kryesore për ne është rregullorja e shkollës, siguria dhe rregulli. Uniforma është e padiskutueshme ose aparatet celulare nuk lejohen gjatë orës së mësimit. Rregulli për ne është parësor. Në klasat tona ka një numër të kufizuar nxënësish 18-20 maksimumi. Gjë që e bën lëndën dhe orën më produktive sepse mësuesi ka kohë që të përqëndrohet individualisht tek secili nxënës. 

Si adaptohet teknologjia tani në mësimdhënie?

Përveç teorisë që mësuesit shpjegojnë ne e ndërthurimi mësimin me teknologjinë nëpërmjet laboratorëve digjtal që kemi, mësimet dhe programet që ne kemi në gjuhën angleze. I praktikojmë duke i vënë në punë tabela interaktive. 

Nëse do shkolla “Arkea” do të përshkruhej me tre fjalë, cilat do të ishin ato?

Mision, dije dhe përkushtim…