Policia irlandeze ka arrestuar një burrë në zonën Stoneybatter të Dublinit pas një “incidenti të rëndë”, ku sipas mediave lokale “deri në katër persona” janë goditur me thikë.
“Një burrë është arrestuar dhe aktualisht ndodhet në paraburgim. Për momentin nuk ka asnjë rrezik për publikun,” thuhet në deklaratën zyrtare të policisë, e cila ka shtuar se informacione të mëtejshme do të jepen sapo të bëhen të disponueshme.
Ndërkohë, sipas ‘Irish Times’, policia nuk ka asnjë arsye për të besuar se ky sulm ka lidhje me terrorizmin. Një dëshmitar i ngjarjes ka treguar për gazetën se i dyshuari “vazhdoi të bërtiste që ta linin të qetë” dhe dukej i frikësuar nga ndalimi i tij. Deri tani, nuk ka detaje mbi identitetin e tij.
Autoritetet kanë konfirmuar se nuk ka më rrezik për popullsinë, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur motivet e sulmit.
Now, ballymun wtf is happening in Dublin pic.twitter.com/w1F32IW1gb
— paul nolan (@paulnolan19164) February 9, 2025