Bota

Boris Johnson flet hapur: Nuk përkrah asnjërin nga kandidatët për kryeministër!

Boris Johnson e deklaroi hapur se nuk do të mbështesë asnjë kandidat konservator që synon të zërë vendin e kryeministrit pas dorëheqjes së tij. Vendimin e tij e argumentoi me faktin që sic tha, nuk dëshiron |”t`i dëmtojë mundësitë e ndonjërit prej tyre në zgjedhje”.

Boris Johnson: Nuk dua të flas më shumë për këtë, është duke u zhvilluar një garë dhe unë nuk do të doja të dëmtoj shanset e askujt duke ofruar mbështetjen time. Siç e kam bërë të qartë më parë, mendoj se duhet të fokusohemi më shumë tek njerëzit, tek ata që na zgjedhin, tek punët që bëjnë, tek shpresat e tyre, të flasim më shumë për të ardhmen që po përpiqemi të ndërtojmë dhe sa më pak të flasim për politikën në Westminster, aq më të lumtur do të jemi përgjithësisht të gjithë.

Kryeministrja apo kryeministri i ri i Britanisë së Madhe do të duhet të merret me krizat e kohës, si inflacioni i lartë, rënia e tregtisë së jashtme pas Brexitit, gjendja e tensionuar gjeopolitike pas sulmit rus ndaj Ukrainës, kriza e urisë në botë dhe largimi nga energjia fosile.

Në politikën e jashtme vendi do të jetë e paralizuar për disa muaj për shkak të mënyrës së largimit që propozoi Johnson. Tani pason një fazë pasigurie deri sa qeveria e re të jetë në detyrë.

Kjo nuk ndihmon në kohën e krizave të shumëfishta dhe nevojës për bashkëpunim në arenën ndërkombëtare. Johnson pranoi, se e tashmja duket e errët, por ai shikon “një të ardhme të artë” për ekipin e ri të qeverisë.