Princi Harry ka qenë së fundmi në Britani për funeralin e xhaxhait të tij Lord Robert Fellowes. Duka i Sussexit, që hoqi dorë nga titujt mbretërorë, qëndroi me dajën e tij Charles Spencer në Althorp House, shtëpia e fëmijërisë së Princeshës Diana. Në shërbimin e funeralit në kishën e Shën Marisë në Norfolk, ishte i pranishëm edhe Princi William.
Sidoqoftë, siç raportojnë mediet e huaja, ata nuk folën me njëri-tjetrin. “Shumë njerëz u befasuan kur panë që erdhi Harry”-tha një person i cili ishte i pranishëm aty. “Ai ishte në formë të mirë dhe mund ta dalloje se ishte shumë i lumtur që po shihte të gjithë”-theksoi ai. Në anën tjetër, burimet i thanë US Sun se Harry dhe William kishin shkuar në mënyrë diskrete dhe e kishin mbajtur distancën me njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës.
Përçarja mes Princit William dhe Princit Harry është përshkruar si një pasojë e disa pretendimeve dhe tensioneve që përfshinë dy vëllezërit. Sipas ekspertëve dhe autorëve mbretërorë, një ngjarje kyçe që kontribuoi në këtë përçarje ishte vizita e parë e Meghan Markle në apartamentin e Princit dhe Princeshës së Uellsit në Pallatin Kensington.
Robert Jobson, një autor i njohur mbretëror, ka vënë në dukje se vizita e Meghan dhe Harry në apartamentin e William dhe Catherine ndodhi kur ata ende jetonin në Nottingham Cottage, dhe se Meghan u befasua nga diferenca e dukshme në kushte dhe stil jetese midis dy çifteve. Jobson sugjeron se kjo ndodhi mund të ketë qenë një prej shkaktarëve të tensioneve që shpërthyen më vonë mes vëllezërve.
Në kujtimet e tij, “Spare”, Harry ka përshkruar vizitën në vitin 2018, duke theksuar se Meghan ishte e habitur nga madhësia dhe luks i apartamentit të William dhe Catherine. Ai përshkroi si Meghan kishte një reagim të theksuar për hapësirën dhe pamjen e shtëpisë së vëllait të tij, duke e përshkruar si një moment të rëndësishëm në përkeqësimin e marrëdhënieve mes tyre.