Health & Beauty Lifestyle

E tallin për shkak të qerpikëve të saj, reagon influencerja e njohur Synne Randen!

Influencerja Synne Randen është bërë virale në rrjet për shkak të qerpikëve të saj. Bukuroshja shpesh tallet dhe bullizohet nga ndjekësit në rrjetet e saj sociale të cilët i krahasojnë qerpikët e saj me këmbët e merimangës.

Blogerja e cila ka mijëra ndjekës në rrjetet sociale duket se nuk e ka aspak problem këtë gje dhe poston shpesh foto të qerpikëve të saj të cilët gjithmonë janë të kuruar.

Synne është përgjigjur ndaj kritikuesve duke thënë se nuk ka ndërmend të ndryshojë stilin e saj e aq më tepër t’ju përgjigjet komenteve negative të të tjerëve..

Më quajtët qerpikë merimanga, jeni tallur me ballin tim dhe keni bërë komente të liga dhe për vetullat por mua nuk më bëhet vonë fare.

Rikujtojmë, se mes qindra mënyrash për të rritur qerpikët, më të sigurta, më pak të kushtueshme dhe më të thjeshta janë ato që mund të bëhen në kushte shtëpie. E dini sa rëndësi kanë ushqimet që konsumoni në rritjen e shpejtë të qerpikëve?! Zbuloni më shumë duke klikuar këtu…