Eni Koçi është një këngëtare shumë e dashur për publikun shqiptar, e cila ka realizuar disa këngë që janë kthyer në hite muzirkore. Ajo iu largua botës së muzikës për pak kohë për t’iu përkushtuar studimeve.
Së fundmi, këngëtarja ka zbuluar për fansat në rrjetet e saj sociale, që është shumë e lumtur për një arsye vërtet të rëndësishme. Ajo ka treguar se sapo dorëzoi detyrën e fundit në universitet.
Mbaroi. Mirëupafshim universitet. Përshëndetje jetë.
Duket se artistja është vërtët e lumtur për arritjen e saj, dhe krenare që ia doli. Kjo pasi veç shkrimit në foto kishte vendosur edhe një figurë në të cilën shkruhej si më poshtë.
Shumë, shumë, shumë krenare!
Me sa duket, artistja tani ka më shumë kohë dhe energji për t’ia përkushtuar karrierës. Investimi i saj drejt jetës akademike duket se ka përfunduar, ndaj të gjithë fansat duhet të jenë në pritje të një projekti të radhës së artistes.