Celebrities Sport

Futbollisti Erling Haaland krahasohet nga lojtarët e ekipit me Daemon e ‘House of the Dragon’!

Që pas ardhjes së tij tek skuadra e Manchester City, futbollisti Erling Haaland ka fituar një pseudonim të ri. E gjitha kjo ka lidhje me serialin e ri televiziv të quajtur ‘House of the Dragon’. Duke theksuar ngjashmërinë e tij të jashtëzakonshme me personazhin Daemon Targaryen, bashkëlojtarët e Haalandin në Manchester City tani po e quajnë ndërkombëtarin norvegjez ‘Daemon’. Një burim i brendshëm i klubit tha për “The Sun” se:

Disa nga lojtarët janë tifozë të mëdhenj të ‘House of Dragon’ dhe ata i kanë përmendur Erlingut se sa shumë i ngjan Daemonit. Ai e do këtë shaka dhe mendon se është qesharake. Daemon është i paparashikueshëm dhe po ashtu edhe Erling, kështu që edhe personalitetet e tyre përshtaten.

Haaland ka pasur një hov të madh suksesi në fushën e gjelbër pas lëvizjes së tij nga Borussia Dortmund. Ai tashmë ka shënuar nëntë herë në vetëm pesë ndeshje në Ligën Premier. Trajneri i tij Pep Guardiola pas fitores 6-0 të Sky Blues ndaj Nottingham Forest të mërkurën u shpreh se:

Kur City bleu Erlingun, të gjithë folën për atë që ai ka bërë në të kaluarën. Ajo që ne donim të bënim është ta ndihmonim atë. Shpresojmë që ai të kënaqet dhe të shënojë më shumë gola. Atë që ai ka bërë në Norvegji, Austri dhe Gjermani, ai përpiqet ta bëjë këtu. Ai është i talentuar, ne e dinim.

Rikujtojmë gjithashtu se një statujë e futbollistit të talentuar, e punuar në një trung 100-vjeçar, është vjedhur së fundmi në Norvegji. Ajo është hequr me një vinç natën dhe është larguar nga qyteti i Bryn. Statuja, që në fakt nuk pëlqehej nga tifozët e futbollistët ishte programuar që të dilte në ankand. Statuja, që kishte kushtuar 10 mijë paund, do të shitej në ankand dhe paratë e grumbulluara do të shkonin për financimin e një spitali në Tanzani.