Bota Celebrities Gossip

Gjithçka brenda një dite, multimiliarderi Bernard Arnault humb 11 miliardë dollarë!

Multimiliarderi Bernard Arnault humbi 11.2 miliardë dollarë nga pasuria e tij brenda një dite, për shkak të rënies së çmimit të aksioneve të kompanive luksoze evropiane. Aksionet e LVMH ranë me 5% në Paris, mes një rënieje më të gjerë që fshiu rreth 30 miliardë dollarë nga sektori i luksit evropian. Edhe me humbjet, miliarderi francez ende ka një pasuri me vlerë neto prej 191.6 miliardë dollarësh, sipas Indeksit të Miliarderëve të “Bloomberg”.

Njeriu më i pasur në botë ka shtuar 29.5 miliardë dollarë deri më tani këtë vit. Kjo rënie e papritur, siç shpjegojnë ekspertët, vjen për shkak të uljes së kërkesës për mallrat e luksit në një ekonomi globale që duket se po e bëhet më e ndjeshme. Themeluesi i LVMH, ofertat e të cilit përfshijnë çanta dore “Louis Vuitton”, “Moet & Chandon Champagne” dhe veshjet “Christian Dior” kishte parë rritje të pasurisë së tij për pjesën më të madhe të vitit 2023, kur çmimet e aksioneve të kompanive luksoze evropiane u rritën.

Rikujtojmë, se Bernard ka vendosur vajzën e tij të madhe, Delphine, për të drejtuar Christian Dior, markën e dytë më të madhe në perandorinë e tij të brendeve luksoze LVMH prej 382 miliardë eurosh. Riorganizimi vjen pas një viti të jashtëzakonshëm për Arnault, në të cilin pasuria personale e 73-vjeçarit kaloi atë të sipërmarrësit amerikan Elon Musk, ndërsa një rritje në çmimin e aksioneve të LVMH shtyu vlerën e kombinuar të kompanive të listuara në Paris mbi Londrën.