Health & Beauty

Kujdes! Ja si ta mbroni fytyrën tuaj gjatë periudhës së plazhit!

Me siguri një nga shqetësimet kryesore pasi keni bërë disa ditë plazh është se si duhet të kujdeseni për lëkurën tuaj. Shëndeti duhet të jetë gjithnjë në radhë të parë, dhe kujdesi i lëkurës ka disa rregulla të pashkruara që tashmë ju i dini. Por janë disa këshilla që duhet të mësoni posaçërisht për periudhën pas plazhit.

Kujdesuni për fytyrën

Një nga zonat më delikate është pikërisht fytyra juaj e cila do kujdes maksimal pasi ka qëndruar për orë të tëra nën diell. Ju duhet ta pastroni atë rregullisht dhe të përdorni kremra hidratues. Gjithashtu mos harroni të vendosni kremin kundër diellit edhe tani që vera ka mbaruar, pasi ai është përsëri i rëndësishëm gjatë muajve të vjeshtës.

Hidratohuni

Hidratimi është shumë i rëndësishëm jo vetëm për shëndetin tuaj por edhe për një lëkurë sa më të mirë e me shkëlqim. Lërini pas pijet alkoolike dhe koktejlet që ndoshta keni konsumuar me tepricë gjatë verës, por nisni përsëri me lëngje të shëndetshme dhe shumë ujë.

Pastroni lëkurën e këmbëve

Përveç fytyrës, edhe këmbët kanë një rëndësi të veçantë. Kujdesuni për lëkurën e tyre fillimisht duke hequr qelizat e vdekura e më pas duke përdorur sa më shumë kremra. Ju mund të jeni lodhur shumë gjatë verës dhe kjo të pasqyrohet në këmbët tuaja, apo edhe të keni neglizhuar rutinën për kujdesin ndaj lëkurës së këmbëve. Por tani është koha të rinisni përsëri.