Celebrities Live From Tirana Showbiz

Mikela Pupa: “Unë t’i fus këmbët në një këpucë nëse…”

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar Mikela Pupa ose ndryshe siç e njohim të gjithë Mikela e “Për’Puthen” e cila doli çift me Erionin. Mikela ishte e ftuar për të na dhënë një opinion të sajin në lidhje me faktin se sa paragjykohet në ditet e sotme një vajzë e cila është shumë e arrirë në jetën e saj por që i mungon një partner. Fillimisht, sa e pavarur është Mikela si grua?

Jam shumë e pavarur dhe këtë e shoh pak si problem sepse kërkoj shumë nga vetja dhe nga partneri im, arrij t’ja plotësoj të gjitha vetes. Në Shqipëri paragjykohesh shumë dhe se kuptoj pse. Nëse nuk ke një partner nuk të shohin si të kompletuar. Për mua një vajzë e plotësuar është një vajzë që ka punën e saj, shoqërinë e saj, nuk ka nevojë të varet nga dikush tjetër dhe mbi të gjitha është e lumtur.

Sa influencohet Mikela nga shoqëria?

Në fillim influencohesha shumë si nga shoqëria ashtu dhe nga publiku por tani fare, kam krijuar imunitet. Jam paragjykuar kur kam hyrë në “Për’puthen” sepse bëra publike lidhjen time të mëparshme dhe thash që edhe pse jam ndarë nga ish-i unë ende i përgjigjem telefonatave të tij. Për këtë u gjykova dhe mora shumë komente negative. 

Si është Mikela kur është në lidhje me dikë?

Nëse nuk jam 100% e dashuruar t’i fus këmbë e duar në një këpucë dhe ndërkohë nëse jam, jam totalisht ndryshe. Jam e dashur dhe e kuptueshme. Pak a shumë publiku më ka parë. Për momentin t’i fus këmbët në një këpucë.(qesh)