Design Lifestyle

Mozaiku i artistit shqiptar në nder të mbretëreshës Elizabeth merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare!

Së fundmi artisti shqiptar Alkent Pozhegu ka mahnitur me mozaikun e tij të cilën këtë radhë ia ka kushtuar së ndjerës, mbretëreshës Elizabeth. Mozaiku është bërë me fasule, grurë, fara luledielli, oriz, misër e drithëra të tjera me ngjyra. Artisti me origjinë nga Kosova ka treguar se për veprën muzeale iu deshën 100-120 kg drithë, ndërsa punoi për rreth 6 orë. Ndërkaq, ai u shpreh se:

Kam përdorur fasule, grurë, fara luledielli, oriz e drithëra me ngjyra ndërsa mu deshën rreth 100-120 kg drithë.

Ai u shpreh se vepra u bë në një ambient të hapur, pranë Gjakovës, në një vend që kishte dhe frekuentim të njerëzve për ta parë atë nga afër. Edhe mediat e huaja i bënë jehonë veprës së artistit shqiptar duke zënë vend në disa prej titujve të gazetave prestigjioze britanike.