Health & Beauty Lifestyle

Nëse jeni duke përdorur krem dielli në formë spray atëherë duhet të dini disa gjëra!

Kremi kundër diellit nuk ofron mbrojtje vetëm në verë, por është i domosdoshëm në të gjitha stinët. Ndërkaq, ekspertët kanë disa rezerva për kremin e diellit në formë spray. Kremrat e diellit spray kanë të njëjtat përbërës aktiv si kremrat kundër diellit e zakonshëm, kështu që në teori ata bëjnë të njëjtën punë. Sidoqoftë, aplikimi i tyre varet nëse ato përdoren siç duhet. Ka disa gabime që bëni kur vendosni një spërkatës kundër diellit në trupin tuaj.

E hidhni pa u përhapur kudo. Nëse nuk e përhapim në trupin tonë sasinë e spray kundër diellit, atëherë ai do të përqendrohet vetëm në disa vende dhe nuk do të ketë asnjë efekt. E vendosni edhe kur po fryn erë. Nëse fryn erë, spërkatja përhapet kudo përreth nesh, përveç se trupit tonë. Në ditët kur ka erë, është mirë të përdoret kremi i zakonshëm. Nuk jeni duke hedhur sasinë e duhur. Nëse nuk merrni një sasi të konsiderueshme, atëherë nuk mund të ankoheni se nuk funksionon sepse është faji yt.

Ndërkaq, dermatologët britanikë paralajmërojnë kundër përdorimit të një produkti kur jeni jashtë, të cilin njerëzit e përdorin shpesh për të lehtësuar djegiet nga dielli. Sipas dermatologëve, në situatat e tilla duhet të shmangni përdorimin e vazelinës, sepse do t’i përkeqësojë djegiet në lëkurën tuaj. Edhe pse ndihmon në hidratimin e buzëve dhe lëkurës, nuk është mirë ta përdorni direkt në lëkurën e dëmtuar.