Celebrities Film & Tv

“Oscars 2022”, filmi “Zgjoi” nuk arrin të nominohet!

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit njoftoi se sot do të bëhet përzgjedhja e filmave të nominuar për “Oscars 2022″. Pjesë e listës së ngushtë në kategorinë “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj” ishte edhe filmi shqiptar “Zgjoi (Hive)” i regjisores Blerta Basholli, i cili është propozim i Kosovës për në nominimet e “Oscars 2022”.

Fatkeqësisht “Zgjoi” nuk arriti dot që të nominohej. Filmi i regjisores Blerta Basholli me protagoniste kryesore aktoren Yllka Gashi, përshkruan historinë e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe.

Në këtë kategori u nominuan “Drive My Car” (Japonia) Ryusuke Hamaguchi, “The Hand of God” (Italia) Paolo Sorrentino, “Flee” (Danimarka) Jonas Poher Rasmussen, “Lunana: A Yak in the Classroom” (Butani) Pawo Choyning Dorji dhe “The Worst Person in the World” (Norvegjia) Joachim Trier.

Kur filmi debutoi këtë vit në “Sundance Film Festival”, ai u bë i pari në historinë e festivalit që fitoi të tre çmimet kryesore, përfshirë Çmimin e Madh të Jurisë, Çmimin e Audiencës dhe Çmimin e Regjisë. Yll Uka, Valon Bajgora dhe Agon Uka prodhuan dramën e xhiruar nga Alex Bloom, me Britta Rindelaub, Tomi Salkovski dhe Paskal Semini si bashkëproducentë. Moss dhe McManus i bashkohen Yll Ukës, Agon Ukës dhe Valon Bajgorës si producentë ekzekutiv.

“Zgjoi” tregon historinë e vërtetë të Fahrijes (Yllka Gashit), e cila, si shumë gra të tjera në fshatin e saj patriarkal, ka jetuar me shpresë të zbehur dhe pikëllim në rritje që kur burri i saj u zhduk gjatë luftës në Kosovë në fund të viteve 1990. Për të siguruar jetesën e familjes së saj në vështirësi, ajo mbledh të vejat e tjera në komunitetin e saj për të nisur një biznes duke shitur ajvar, një produkt ushqimor vendas nga specat dhe patëllxhanët dhe së bashku ato gjejnë shërim dhe ngushëllim duke menduar për një të ardhme pa burrat e tyre.