Tech

Pritet ndryshimi më i madh i dizajnit në 11 vjet, prezantohet sot iPhone 15!

Për kompaninë Apple, sot është një ditë e rëndësishme. Prezantohet iPhone 15, në 4 versione të reja, në atë që dizenjuesit dhe prodhuesit e quajnë ndryshimi më i madh i dizajnit të iPhonit në 11 vjet. Eventi do të mbahet pasdite në Kaliforni, në orën 6:00 me orën tonë. Njohës të tregut thonë se iPhone i ri vjen me ndryshime të mëdha, që nga jetëgjatësia e bateritë, sistemi i kamerës dhe ekrani.

Por kompania do të duhet të prezantojë një telefon të ri, me më shume sesa thjesht një karikues të ri. Muajin e shkuar, shifrat treguan se shitjet e Apple ranë për të tretin tremujor me radhë. Të ardhurat nga shitjet e modeleve iPhone arritën në 39.7 miliardë dollarë, në rënie prej gati 2% nga e njëjta periudhë e një viti më parë. Bashkë me 4 variantet e reja të IPhone, do të vijnë edhe Airpodsat e rinj, orat Apple dhe softweret e reja kompjuterike, iPadi i ri si dhe modeli i ri i kompjuterave Mac.