Sport

Roger Federer del në “pension”, tenisti i famshëm njofton largimin

Tenisti zviceran, Roger Federer njoftoi të enjten se do të pensionohet nga tenisi. Ai tha se para pensionimit, ka edhe një turne javën e ardhshme.

Laver Cup do të jetë turneu i tij i fundit.

“Siç e dini shumë prej jush, tri vitet e fundit kanë qenë sfiduese për mua, për shkak të lëndimeve dhe operacioneve. Kam punuar shumë për t’u rikthyer në formë, por gjithashtu i di kapacitetet dhe kufijtë e trupit tim. Jam 41 vjeç”, ka shkruar Federer në Instagram.

Tenisti tha se ka luajtur më shumë se 1.500 ndeshje gjatë 24 viteve.

“… është koha për t’i dhënë fund karrierës sime konkurruese”.

“Do të luaj më shumë tenis në të ardhmen, sigurisht, por jo në Grand Slam ose në turne”, tha ai.