Celebrities Gossip Music Showbiz

Stresi paralajmëron “bombën” e fundit!

Stresi është një nga reperat më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim çdo këngë e tij arrin të marrë miliona klikime. Kohëve të fundit, reperi ka filluar të lansojë mjaft projekte të reja muzikore me videoklipe shumë provokuese.

Para pak muash reperi lajmëroi se do të publikonte 3 këngë deri në fund të vitit të cilat i cilësonte si ‘bomba’ e për to deklaroi se do të anulonte të gjitha koncertet për 3 muajt e ardhshëm e deri më tani ka publikuar vetëm dy prej tyre. Mesa duket ka ardhur koha që Stresi të publikojë ‘bombën’ e tretë dhe të fundit për këtë vit e këtë na e ka treguar vetë reperi e anë të postimeve të fundit në Instastory.

Së fundmi artisti i njohur Flori Mumajesi me anë të disa postimeve të tij ka treguar se vendosi që të fshinte këngët e tij nga platforma YouTube, për shkas se mendonte se ndihej i harruar dhe se muzika e tij tashmë nuk dëgjohej më. Për shkak të shumë mesazheve dhe mbështjetes së shumë personave dhe artistëve Flori vendosi që ti rikthejë këngët e tij. Një ndër artistët që e shprehu publikisht vlerësimin e tij për Florin ishte edhe reperi Stresi, i cili ka shkruar në Instastory disa fjalë, duke e konsideruar një person me shumë ndikim në jetën e tij.