Botë e Çuditshme

Studimi: Njohjet e krijuara online zgjasin më shumë!

Rrjetet sociale kanë pushtuar botën si kurrë më parë dhe kanë filluar të bëhen edhe pjesë e pandashme e jetës së njerëzve, pothuajse të të gjitha moshave.

Disa prej tyre këto rrjete sociale i përdorin vetëm për kërkime të ndryshme shkencore, disa të tjerë i përdorin për të kaluar kohë, disa të tjerë kanë një qëllim për të arritur përmes përdorimit të këtyre rrjeteve sociale dhe një numër tjetër i njerëzve i përdorin për të njohur persona të rinj.

Një studim kohët e fundit zbuloi se aplikaiconet ndihmojnë në mbajtjen gjallë të lidhjeve edhe në distancë. Personat që njihen nëpërmjet internetit dëshirojnë shumë më herët të fillojnë jetën e përbashkët dhe të krijojnë familjen.

Aplikacionet për takime, siç është Tinder, përdoren nga shumë beqarë në mbarë botën, sidomos gjatë kësaj periudhe pandemie, kur shanset për të njohur një person të ri janë zvogëluar dukshëm, për shkak të karantinimit.

Një hulumtim ka treguar që ato lidhje të cilat kanë filluar online, zgjasin më gjatë se të tjerat. Hulumtimi është bërë në Zvicër me 3.235 çifte të moshës mbi 18 vjeç.

Sipas rezultateve, psikologët kanë konstatuar që ata persona, të cilët i përdorin aplikacionet për njohje të shpirtit binjak, kanë qëllime shumë më madhore dhe më të fuqishme në një marrëdhënie romantike.

Shanset për të gjetur personin e duhur janë edhe më të mëdha, ndaj këto lidhje janë të destinuara të zgjasin më shumë.

Çiftet që janë njohur online kanë treguar se janë të kënaqur seksualisht dhe se dëshirojnë të kenë fëmijë njësoj si ata që takohehin drejtpërdrejt me njëri-tjetrin.

E gjithë kjo hedh poshtë dyshimet e atyre njerëzve që nuk preferojnë të krijojnë një lidhje përmes internetit, duke menduar se nuk mund të jetë serioze dhe se nuk mund të kenë në një fund të lumtur.