Health & Beauty

Substancat që shkaktojnë halucinacione mund të shërbejnë për trajtimin e depresionit?!

Ekspertët parashikojnë që substancat psikodelike, apo substancat që shkaktojnë halucinacione, mund të shndërrohen në një industri miliarda dollarëshe për trajtimin e depresionit dhe traumës, pasi provat fillestare klinike që janë kryer në SHBA kanë ofruar rezultate premtuese. E ardhmja e psikodelikëve në psikiatri apo substancave që shkaktojnë halucinacion, mund të shihet në zemër të Manhatanit. Ketamina, një psikodelik i ligjshëm, u jepet pacientëve me doza të larta, për afërsisht 60 minuta. David Hellerstein, Profesor i Psikiatrisë, në universitetin e Kolumbias tha se:

Ekziston mundësia e rrezikut prej tyre. Ka qendra që nuk ofrojnë mbikqyrjen psikiatrike të nevojshme. Shumë trajtime kryhen nga anestezistë dhe specialistë të tjerë që nuk janë psikiatër.

Hellerstein ka qenë pjesë e një studimi klinik të miratuar së fundmi nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave, i cili përfshiu 34 pacientë që vuanin nga depresioni. Ata u trajtuan me ‘psilokibin psikodelike’ një substancë që rrjedh nga kërpudhat halucinogjene.

Dha rezultate për një numër të konsiderueshëm njerëzish, por jo për shumicën e tyre. Rreth 30 ose 40% u bënë më mirë dhe kryesisht vazhduan kështu. Duket sikur ka një efekt, pavarësisht nëse është një efekt psikologjik, si nxitja e një përvoje shpirtërore apo mistike. Hipoteza tjetër është se funksionon në riorganizimin e rrjeteve të trurit dhe në fakt ristrukturimin e trurit dhe inkurajimin e asaj që quhet neurogjenezë, që nënkupton prodhimin e qelizave të reja të trurit.

Por a mund të ketë kjo një ndikim në të ardhmen e psikiatrisë?

Unë nuk e shoh këtë si fundin e psikiatrisë, unë e shoh këtë si një lloj substance, që do t’i shtohet paketës sonë të mjeteve që na ndihmojnë në këtë drejtim. Por mendoj gjithashtu se ka rreziqe që duhet realisht të studiohen, për t’u siguruar që ka njerëz nuk do të lëndoheshin apo do të vriteshin duke marrë këto lloj barnash.

Elemer Piros, ekspert i Bioteknologjisë tha se:

Tregu i substanca halucinogjene ka marrë shumë vëmendje. Ajo që shohim është se gjatë tre viteve të fundit janë investuar mbi një miliardë dollarë në kompani që merren me këto substanca. Ky është vetëm fillimi i një industrie të re farmaceutike.