Celebrities Gossip Showbiz

Ylli i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi në krizë martesore pas akuzave për përdhunim!

Ylli i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi thuhet se po kalon një krizë martesore me bashkëshorten pas akuzave të tij për përdhunim. Prokurorët francezë konfirmuan se 24-vjeçari, është vënë nën mbikëqyrje gjyqësore për akuzat paraprake për përdhunim. Ai akuzohet për përdhunimin e një gruaje pasi e kishte ftuar në shtëpinë e tij ndërsa gruaja e tij Hiba Abouk ishte me pushime me fëmijët e tyre.

Raportet në vendlindjen e saj në Spanjë pretendojnë se aktorja televizive tashmë ishte larguar prej tij për javë të tëra. Ata nuk janë parë bashkë në publik prej muajsh. Pas akuzave për përdhunim, ajo thuhet se po përshpejton procedurat për t’u ndarë përgjithmonë nga futbollisti. Hakimi i lindur në Madrid, i cili luan për Marokun, në dhjetor u bë një hero kombëtar kur penalltia e tij fituese kundër Spanjës e çoi Marokun në çerekfinalen e Kupës së Botës për herë të parë.

Ai u takua me aktoren spanjolle Hiba teksa luante për Borussia Dortmund dhe u martuan në një ceremoni sekrete në vitin 2020. Djali i tyre i parë lindi atë vit dhe një tjetër dy vjet më vonë. Së fundmi u raportua se ylli i PSG-së është marrë në pyetje nga prokurorët dhe ka mohuar akuzat.