Skenaristi, publicisti dhe aktivisti Koloreto Cukali, nuk ka qime në gjuhë dhe nuk kursen askënd. Më sarkazmën e tij të hollë do të goditet aktualiteti dhe protagonistët e tij, duke i shtuar pak kripë radios dhe përmbatje medias në tërësi. Atij i bashkohet dhe Blerina Shehu, e cila numëron një eksperiencë mbi 20 vjeçare në median televizive si moderatore, autore, kryeredaktore, gazetare.
Në rubrikën e përjavshme të “10 gjëra që…”, këtë të hënë Koloreto dhe Blerina vendosën të diskutonin rreth temës më të fundit të përfolur në aktualitet. Bëhet fjalë për vendimin e qeverisë për të ulur koston e energjisë elektrike. Duke i trajtuar temat në mënyrën e tyre plot ironi e sarkazëm, ndiqni më poshtë rubrikën e “10 arsyet e vërteta përse qeveria vendosi të ulë koston e energjisë”: