Art & Kulturë Sot Nuk Është e Hënë

“Tension i Lartë” nga Edmond Tupja, libri më ‘i nxehtë’ për t’u lexuar në çift…

“Tension i Lartë” nga Edmond Tupja, një vepër që përmban tregime erotike. Një libër, i cili mund t’i ngrejë tensionin kujtdo që nis me tregime ndërtuar mbi doza të lehta erotizmi e përfundon me rrëfime të paturpshme dhe të forta seksuale.

“Tension i Lartë” vjen pas fjalorit të parë erotik shqiptar të shkruar po nga i njëjti autor e rrëfen ngacmime erotike që vijnë herë nga sytë e një fëmije, i cili përgjon nga vrima e çelësit, nga ndjenjat e një pensionisteje pushtuar nga kujtime erotike në një treg me fruta-perime dhe pse jo dhe nga një sanduiç i thjeshtë që për autorin është sensualisht shumë i rrezikshëm.

Një element kyç i romanit është mënyra se si autori e trajton intimitetin dhe marrëdhëniet seksuale, duke i lidhur ato me tensione të forta, jo vetëm fizike, por edhe emocionale. Pasioni është i pranishëm në çdo faqe të librit, por gjithashtu Tupja i jep rëndësi ndjenjave të pastra dhe të ndërlikuara që krijohen gjatë përjetimeve të tilla.

“Tension i Lartë”, është një rrokullisje e mendjes, e shpirtit të tij në këtë rrëpirë marramendëse që është erotizmi që ka qenë një temë tabu për vite të tëra në Shqipëri dhe kjo rrokullisje ka filluar me fjalorin erotik. Sipas vetë autorit libri këshillohet të lexohet në çift, pasi ai mund të ndezë vërtet ndjenja të forta erotike.